Përgatituni, ja çfarë temperatura na presin nesër

21:28 | 07 Mars 2019

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se Kosova, do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferikë.

Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot i qetë dhe stabil, përcjell ORAinfo.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-19 gradë Celsius. Do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /ORAinfo/

Komento: