Përgatituni, ky do të jetë moti për nesër e pasnesër

20:00 | 21 January 2020

Erë, ngrica e mjegull do ta karakterizojnë motin për dy ditët e ardhshme në Kosovë.

IHMK ka dhënë detaje për motin që pritet të mbajë nesër e pasnesër në Kosovë.

Situata meteorologjike do të vazhdoj të mbetet pothuaj e ngjashme, por që në fushat termike do të ketë ngritje të lehta.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.

Në mëngjes dhe gjatë natës nëpër disa lokalitete do të ketë mjegull, ndërsa ngricat parashihen në gjithë territorin.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindje dhe jugperëndimit.

Komento:
loading