Përgatituni mirë për këtë vikend, iu pret një mot befasues – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Përgatituni mirë për këtë vikend, iu pret një mot befasues

20:21 | 01 Shkurt 2019

Keni bërë plane për këtë vikend?

Së pari bëni mirë që të shikoni motin që do të mbretërojë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, masat e ajrit të ardhura nga pjesa juglindore e kontinentit do të mbesin prezent edhe për gjatë dy ditëve të vikendit.

Në njoftim i IHMK’së, tutje thuhet se në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Në pjesën perëndimore priten riga të izoluara shiu, ndërsa pjesa më e madhe e territorit mbetet nën ndikimin e vranësirave kalimtare.

“Në fushat termike dhe barike sërish pritet të ketë ngritje, duke bërë që merkuri në termometër të shënoj vlera dyshifrore në shumë pjesë të vendit.

Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK’së.

Komento: