Përgatituni për një mot befasues sot

09:45 | 24 Shkurt 2023

Moti sot me diell dhe vranësira.

Sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira. Mëngjesi sikur edhe ditët tjera do të jetë me ngrica të dobëta, ndërsa gjatë ditës grafiku i temperaturave do të rritet, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat maksimale do të ulen për 1-3 gradë, ndërsa minimalet mbeten konstante.

Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 0 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 11 deri 14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga juglindja dhe jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

Komento: