Përgatituni! Po vijnë temperaturat ekstreme në Kosovë

18:45 | 07 August 2019

Duket se i nxehti i madh po vjen në Kosovë.

Ditëve në vijim vapa afrikane pritet të sjellë temperatura ekstrem të larta dhe mot të kthjellët, parashikon Prishtina Ëeather.

“Të nxehtit që vetëm ka filluar të ndjehet në vendin tonë, do të jetë vetëm fillimi i vapës afrikane që pritet të shtrihet mbi rajonin tonë ditëve në vijim”, thekson shërbimi i meteorologjisë.

“Përgjatë fundjavës anticikloni i Azoreve do të shtrihet mbi Mesdhe dhe rajonin tonë, që do të favorizoj mot të qëndrueshëm, kryesisht të kthjellët dhe me diell, ndërsa temperaturat do të vazhdojnë të rriten ndjeshëm mbi vlera mesatare”, parashikon PW.

“Sipas parashikimeve të fundit vapa afrikane pritet të zgjasë së paku deri nga mesi i javës së ardhshme, e më pas temperaturat pritet të zbresin përreth vlerave mesatare, me mundësi edhe për reshje të dobëta shiu”, thekson ky shërbim.

Parashikimi për datat 8-12 gusht:

8.08 – Shumë nxehtë, kryesisht kthjellët dhe me diell.

9.08 – Nxehtë, kryesisht me diell.

10.08-12.08 – Shumë nxehtë, kryesisht kthjellët dhe me diell.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje të theksuar mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 16C deri në 19C, e maksimalet nga 34C deri në 36C.
Do të fryj erë e lehtë nga jugu-perëndimi 1-2m/s, e nga dita e premte nga verilindja 2-5m/s.

Shtypja atmosferike do të do të shënojë ngritje të lehtë mbi vlera normale.

Komento: