Përgatituni: Temperaturat arrijnë deri në minus 21 gradë

12:11 | 06 Janar 2019

Deri në minus 21 gradë kanë arritur temperaturat në Maqedoni.

Moti i ftohtë dhe me ngrica ka përfshi Maqedoninë.

Mëngjes i ftohtë në Maqedoni me temperatura deri minus 21 në Manastir, në Berovë janë matur -17, -15 në Strumicë, -14 në Prilep dhe Demir Kapi, -12 në Lazaropole dhe Krushevë, -11 në Mavrovë, -10 në Shtip dhe Kriva Pallankë, minus nëntë në Shkup Petrovec, Ohër, Pretor dhe Pozharane, minus tetë në Dibër, minus shtatë në Gjevgjeli dhe Kumanovë, minus gjashtë në Shkup Zajçev Rid deri minus katër në Dojran.

Reshjet gjatë 24 orëve të fundit ka pasur në Strumicë, Demir Kapi, Dojran, Kumanovë dhe Vinicë, ndërsa shtresa e borës më e lartë është në Hanet Mavrovës 65 centimetra. Në Krushevë ka borë rreth 32 centimetra, 27 në Manarit , 25 në Topollçan, 14 Kodrën e Diellit, 13 Demir Kapi, 12 në Strumicë, 10 Berovë, Pozharane, Lazaropole dhe Gjurishte, tetë në Dojran, gjashtë Prilep, tre në Pretor dhe Kriva Pallankë, dy në Shtip dhe një centimetër në Kumanovë.

Mot i ftohtë me temperatura maksimale të ditës nën ose rreth zeros vazhdon edhe në ditët në vijim. Sot dhe nesër paradite do të ketë reshje të dobëta lokale të borës dhe do të fryj erë veriperëndimore kohë pas kohe e përforcuar.

Temperaturat e mëngjesit në periudhën e ardhshme do të jenë shumë të ulëta posaçërisht nëpër male ndërsa më ftohtë pritet të jetë të martën në mëngjes kur temperatura do të ulet për 16 gradë nën zeron, ndërsa pritet në pjesën më të madhe të vendit temperatura të ulet nën -10.

Komento: