Përgatituni,po ndodh shkëmbimi i madh

17:23 | 03 Mars 2019

Icardi mund të përfundojë në Premire League.

Interi është gati të ofrojë argjentinasin Mauro Icardi në një marrëveshje shkëmbimi për sulmuesin e Manchester Unitedit, Romelu Lukaku.

Klubi italian është duke u përpjekur të largojë sulmuesin Icardi pas komenteve kontestuese të bëra nga gruaja dhe agjentja e tij, Wanda Nara, rreth një marrëveshjeje të re.

Icardit i është larguar shiriti i kapitenit dhe nuk ka luajtur për gati një muaj me ekipit dhe Interi dëshiron ta largojë atë në verë.

Largimi i mundshëm Icardit ka bërë që drejtuesit të shikojnë qysh tani alternativat për zëvendësimin e argjentinasit.

Sipas mediumit The Mirror, Nerazzurrët janë të interesuar të shkëmbëjnë Icardin me belgun e Unitedit, Lukaku.

Gjigantët italianë janë vendosur të shtojnë përpjekjet e tyre për të nënshkruar me yllin e Djajve të Kuq, i cili është një prej objektivave të tyre afatgjatë.

Italianët do të preferonin që Icardi të lëviz në një klub të Ligës Premier, më shumë se në një nga rivalët e tyre italianë dhe në Angli, Chelsean gjithashtu është i interesuar.

Ata janë të etur për ta zëvendësuar atë me reprezentuesin belg i cili ka luftuar për të justifikuar çmimin e tij prej 90 milionë funtesh që kur u transferua në Old Trafford pothuajse dy vjet më parë.

Komento: