Përgatituni:Po ndodh shkëmbimi më i madh në botën e futbollit

10:49 | 06 Mars 2019

Sipas asaj që është raportuar nga The Sun, Manchester United po i ofron Juventusit një marrëveshje shkëmbimi që përfshin,Romelu Lukaku dhe Paulo Dybala.

Dybala thuhet se do të largohet ngaTorino që nga ardhja e Cristiano Ronaldo prej 110 milionë dhe Juventusi mund t’i duhet të lejojë disa yje të largohen nëse dëshirojnë të bëjnë ndonjë shtim të mëtejshëm në tregun e ardhshëm të verës përcjell ORAinfo.

Lukaku ka shprehur interesimin e tij për t’u bashkuar me Juventusin dhe raportet tregojnë se klubi i vetëm që belgu do të largohet nga United është Juve; ndoshta sulmuesi është i interesuar të luajë së bashku me Cristiano Ronaldon./ORAinfo/

Komento: