Përgjaken rrugët e Shqipërisë, 4 aksidente dhe 3 viktima vetëm sot

18:30 | 27 June 2022

Aksidentet në Shqipëri janë shtuar shumë kohëve të fundit.

Kjo e hënë ka qenë një ditë e “zezë” sa i përket jetëve të humbura në Shqipëri për shkak të aksidenteve rrugore, ku janë shënuar 4 të tillë, ndërsa kemi 3 humbje jete.

Aksidenti i parë ka ndodhur mëngjesin e ditës së hënë në Vlorë, ku një makinë ka përplasur një motomjet, dhe për pasojë ka gjetur vdekjen një 71-vjeçar.

Sipas policisë mjeti i drejtuar nga A.G 43-vjeç ka përplasur motomjetin me të cilin udhëtonte 71-vjeçari A.H, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë që edhe më tragjik do të ishte një aksident i ndodhur në Berat, ku ka humbur jetën nëna dhe djali i saj, si pasojë e një parakalimi të gabuar.

Klaudja Xhaferaj e cila drejtonte mjetin “ML” ka bërë një parakalim të gabuar dhe më pas ka humbur drejtimin e mjetit duke thyer barrierën mbrojtëse të urës dhe kanë përfunduar në Osum, si pasojë ka humbur jetën drejtuesja e mjetit dhe djali i saj.

Ndërkohë që në Gramsh një makinë ka dalë nga rruga pranë fshatit Kushovë dhe është përmbysur, për pasojë kanë mbetur të plagosur një djalë dhe një vajzë që ndodheshin brenda mjetit.

Ndërsa një tjetër aksident i rëndë është shënuar në aksin Lezhë-Laç në afërsi të fshatit Markomataj, ku tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën, mes tyre dhe një furgon mallrash.

Për pasojë janë plagosur 3 persona, ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:00, në aksin rrugor Lezhë – Milot, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i i Markatomajve”, janë përfshirë në një aksident rrugor 3 automjete, me drejtues shtetasit A.B., K.M. dhe O.B.

Për pasojë, janë lënduar drejtuesi O.B. dhe pasagjeri E.M. që ndodhej në automjetin e drejtuar nga shtetasi A.B., të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Komento: