Përgjigjet me ‘’Po, për ditëlindje’’ për lulet, Kurti vizitë blic te Kusari-Lila në Kuvend dhe kthehet në Qeveri

16:08 | 16 October 2024
pergjigjet-me-‘’po,-per-ditelindje’’-per-lulet,-kurti-vizite-blic-te-kusari-lila-ne-kuvend-dhe-kthehet-ne-qeveri

Kryeministri Albin Kurti ka konfirmuar se buqeta me lule me të cilat ai dhe ekipa e tij u panë të hynë në Kuvendin e Kosovës, ishin për shefen e grupit parlamentar të VV-së.

Në një prononcim të shkurtër për Raporto 24, kur u pyet nëse lulet ishin dedikim për Mimoza Kusari-Lilan, ai përgjigjet me ”Po” dhe ”Për ditëlindje”.

Tutje ai shihej të nxitonte në kthimin në Qeveri, çka dukej qartë se kreu vizitë blic në Kuvend te shefja e grupit parlamentar të VV-së.

Klan Kosova raportoi e para për paraqitjen e kryeministrit të Kosovës sot në Kuvend, për ta vizituar Kusari-Lilan me rastin e ditëlindjes.

Si shefe e grupit parlamentar të VV-së, së fundit ajo është ndër më të komentuarat për qasjen dhe komunikimet e saj me përfaqësues të Listës Serbe, përfshirë dhe terroristin, Milan Radojiçiq.

Komento: