Gjermania është duke u përballur me një valë të re të pandemisë.
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë thirrje për një takim urgjent me krerët e shtetit të Gjermanisë pasi rastet e Covid-19 në vend arritën një numër rekord të ri ditor të mërkurën.
“Sëmundja po përhapet në mënyrë dramatike”, deklaroi sot zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert në Berlin.
Seibert tha se, Merkel është angazhuar në diskutime intensive me ministrat, qeveritë rajonale dhe partitë e mundshme të koalicionit të ardhshëm.
“Virusi nuk merr parasysh proceset politike apo periudhat e tranzicionit”, tha Seibert, raporton ATSh.
Merkel e ka bërë të qartë vazhdimisht se është gati për një konferencë të krerët e landeve. Megjithatë, deri më tani, nuk ka pasur konsensus midis autoriteteve rajonale të Gjermanisë.
Një nga gjërat që do të diskutohej në një tryezë të rrumbullakët të shtetit federal do të ishte përpjekja e përbashkët për të arritur një shpërndarje më të shpejtë të vaksinave përforcuese.
Sipas këndvështrimit të Merkelit, duhet të ketë gjithashtu një prag të miratuar në nivel kombëtar, i përcaktuar sipas kapacitetit spitalor, pas të cilit do të duheshin masa shtesë.
Autoritetet shëndetësore gjermane raportuan një rekord të ri të infeksioneve ditore të koronavirusit, që arriti shifrën 39,676.