
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar se në sa lagje të Prishtinës ka persona të infektuar me koronavirus.
Ai ka thënë se ka shpërndarje të rasteve në 5-6 lagje të kryeqytetit, shkruan ORAinfo.
Ahmeti përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook e ka ripërsëritur thirrjen për qëndrim në shtëpi.
“Mos e mendoni shmangien e lagjeve, por mendoni shmangien e daljes në qytet sa më shumë”- ka shkruar Ahmeti./ORAinfo/
Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Qytetarët po më pyesin se cilat lagje në Prishtinë kanë njerëz që janë testuar pozitiv me #covid19, në mënyrë që ti shmangin ato.
E unë ju them që përkundër numrit të vogël të rasteve, kemi shpërndarje të rasteve në 5-6 lagje.
Mos e mendoni shmangien e lagjeve, por mendoni shmangien e daljes në qytet sa më shumë.
Mos u relaksoni për shkak të situates politike!
#rriNshpi #rriNshpi #rriNshpi