Përhapja e koronavirusit, ja ҫfarë ndodhi me futbollin zviceran

20:21 | 02 Mars 2020

Është pezulluar edhe futbolli zviceran nga përhapja e koronavirusit.

Coronavirusi është tema kryesore në mediet botërore.

Ky virus është përhapur edhe në Evropë, duke shtuar frikën në maksimum.

Kampionati zvic3ran është ai i radhës që do të pezullojë evenimentet sportive, transmeton lajmi.net.

Kampionati i futbollit zviceran do të pezullohet deri më 23 mars, si pasojë e masave të mara për Coronavirusin.

Si pasojë e këtij pezullimi do të mungojnë edhe minutat për Edon Zhegrovën.
Ky lajm nuk do të jetë i mirë për kombëtaren e Kosovës, e cila luan ndeshjen me Maqedoninë Veriore në mars.

Minutat e Zhegrovës do të ishin shumë të rëndësishme para kësaj ndeshje, por përhapja e Coronavirusit ka ndryshuar situatën.

Ka mundësi që edhe ndeshja Maqedoni Veriore – Kosovë do të shtyhet.

Komento: