Përhapja e koronavirusit, shtyhet izolimi deri me këtë datë

20:12 | 16 April 2020

Koronavirusi është përhapur në pothuajse tërë botën, duke prekur numër të madh njerëzish.

Guvernatori i Nju Jorkut, Andreë Cuomo zgjati sot mbylljen e shtetit deri më 15 maj për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

“Punonjësit jothelbësorë duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi. Rregullat e distancës sociale mbeten”, tha në Tëitter Cuomo, duke thënë se zgjatja ishte “në koordinim me shtetet e tjera”.

Duke folur në një konferencë të përditshme për shtyp, guvernatori tha se shteti po përparon në përmbajtjen e përhapjes së virusit falë politikave distancuese sociale.

“Ne e kemi nën kontroll këtë bishë. Ne e kemi ulur shkallën e përhapjes”, tha Cuomo.

“Çfarë ndodh pas kësaj? Unë nuk e di”, tha ai lidhur me zgjatjen deri më 15 maj.

“Ne do të shohim në varësi të asaj që tregojnë të dhënat”, shtoi Cuomo.

Ndërkohë, dje, Andreë Cuomo tha se shteti do të kishte një rihapje graduale.

Komento: