Përhapja koronavirusit, Kina kërkon furnizim me ilaqe

23:54 | 01 February 2020

Virusi vdekjeprurës, koronavirusi po përhapet me të madhe në Kinë.

Pavarësisht se është një nga vendet më të fuqishme të botës, Kina duket se është gjunjëzuar përpara koronavirusit.

Presidenti i Këshillit të Kinës, Li Keqiang i ka kërkuar Bashkimit Europian që të ndihmojë urgjentisht me ndihma medicinale.

Keqiang mësohet se ka telefonuar Presidenten e KE, Ursula von der Leyen dhe i ka thënë se kërkon të blejë ilaçe medicinale përmes kanaleve tregtare.

Presidenti i Këshillit kinez ka thënë se për vendin e tij prioritare tashmë është siguria shëndetësore e qytetarëve të Kinës dhe asgjë tjetër.

Ndërkohë Ursula von der Leyen ka shprehur angazhimin se do të bëjë çka të jetë e mundur që të sigurojë furnizimet e nevojshme.

Komento: