Perisic prezantohet si lojtar i Bayern Munich, befason me fjalët e para

12:03 | 13 Gusht 2019

Ivan Perisic tashmë së paku një vit do të luajë si i huazuar te Beryn Munichu.

Bavarezët kanë siguruar për një vit shërbimet e kroatit, por mundi ta zgjasin bashkëpunimin në rast se vendosin ta blejnë kartonin e lojtarit për njëzet milionë euro.

Sulmuesi anësor pas prezantimit te gjiganti gjerman, ka pohuar se Bayern është një nga klubet më të mëdha në Evropë.

“Jam në ekipin më të madh gjerman, por edhe ndër më të mirët në Evropë. Kur mu ofrua mundësia që të luajë në këtë klub, nuk kam menduar dy herë dhe kam pranuar ofertën”.

“Unë mund të luajë me të dyja këmbët, do të thotë se mund të paraqitem në të majtë ose në të djathtë të fushës. Jam i hapur për të gjitha dhe do të luajë, aty ku do të më vendos trajneri”, tha reprezentuesi i Kroacisë.

Ndryshe, kroati më parë ka luajtur për VfL Wolfsburgun dhe Borussia Dortmundit para transferimit në Inter për 19 milionë euro në vitin 2015.

Komento: