
Perisic sot kryen testet mjekësore te Tottenham
Mesfushori kroat, Ivan Perisic sot do të kryejë testet mjekësore te Tottenham Hotspur.
Ivan Perisic ka kontratë me Interin deri në qershor të këtij viti dhe rinovimi nuk do të ndodhë.

Kështu kroati do të largohet nga ‘Nerazzurrët’, teksa pritet të transferohet në Premier Ligë, te Tottenham, përcjell lajmi.
Mesfushori do të ribashkohet me Antonio Conte te ‘Spurs’, derisa sot pritet të kryejë edhe testet mjekësore.
Sipas asaj që raporton gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Perisic do të udhëtojë sot në Londër për të kompletuar transferimin e tij te Tottenham.
Lojtari pritet të nënshkruajë kontratë dyvjeçare.