Perisici te Arsenali ishte punë e kryer, por mësohet e ardhmja e papritur e tij – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Perisici te Arsenali ishte punë e kryer, por mësohet e ardhmja e papritur e tij

19:23 | 30 Janar 2019

Skuadra e Arsenalit e kërkonte me ngulm Ivan Perisicin dhe kjo konsiderohej si një punë e kryer.

Por, Ivan Perisic duket se ka vendosur të qëndrojë te Interi deri në fund të sezonit, duke e refuzuar kështu ofertën e Arsenalit.

Anësori kroat madje është emëruar në listën e nerazurëve për tu përballur me Lazion në kuadër të Kupës së Italisë.

Përveç Perisic, në listën e Interit është futur edhe Cedric Soares, ndërsa Stevan de Vrij ka mbetur jashtë për shkak të lëndimit.

Skuadra e Interit për tu përballur me Lazion: Handanovic, Padelli, Berni; Ranocchia, Asamoah, Cedric, Miranda, Dalbert, D’Ambrosio, Skriniar; Gagliardini, Vecino, Nainggolan, Joao Mario, Borja Valero, Perisic, Brozovic; Icardi, Lautaro Martinez, Politano, Salcedo, Candreva.

Komento: