Përkeqësohet situata: Një protestues humb ndjenjat mbi tarracën e kryeministrisë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Përkeqësohet situata: Një protestues humb ndjenjat mbi tarracën e kryeministrisë

13:03 | 16 Shkurt 2019

Një qytetar derisa po protestonte ka humb ndjenjat mbi tarracën e kryeministrisë në Shqipëri.

Një protestues ka mbetur i plagosur si pasojë e gazit lotsjellës që Garda e Republikës hodhi për të shpërndarë turmën e dhunshme që nisi të thyejë derën e kryeministrisë.

Protestuesi, një burrë në moshë, hipi mbi skelën e vendosur tek hyrja e kryeministrisë që mbron derën dhe instalacionin ndriçues, por teksa të gjithë të tjerët u shpërndanë pas hedhjes së gazit lotsjellës ai ka mbetur mbi strehën e derës së kryeministrisë pa u rënë në sy protestuesve.

Report Tv transmetoi plane me dron momentin kur protestuesi qëndronte i shtrirë dhe pa ndjenja. Menjëherë janë mbledhur protestuesit e tjerë të cilët janë ngjitur në skelë për t’i dhënë ndihmën e parë mjekësore.

E kanë zbritur më tej poshtë për ta çuar drejt Ambulancës.

Ky moment u shfrytëzua nga protestuesit e tjerë për tu vërsulur drejt kryeministrisë ku i vunë flakën rrjetave mbrojtëse jeshile të vendosura në skelën para kryeministrisë.

Komento: