Përkrahës i Millosheviqit merr çmimin Nobel për Letërsi

15:29 | 10 October 2019

Shpallja e laureatit të sivjetmë të “Nobelit” për letërsi, shkrimtarit austriak Peter Handke, ka nxitur jo pak reagime.

Kaherë ai qe rreshtuar përkrah regjimit të Slobodan Millosheviqit përderisa kishte dalë hapur kundër bombardimeve të NATO-s më 1999.

Ndër të tjera, ai popullin serb e kishte përshkruar si viktimë dhe jo një herë ka vizituar enklavat serbe në Kosovë.

Më 2007, në Hoçë të Madhe kishte ndarë 50 mijë euro në ndihmë të tyre. Ndër të tjera, më 2006, ai kishte marrë pjesë në funeralin e Millosheviqit dhe kishte thënë: “Nuk e di të vërtetën. Por shoh. Dëgjoj. Ndjej. Dhe mbaj mend. Kjo është arsyeja pse jam sot këtu, afër Jugosllavisë, afër Serbisë, afër Slobodan Millosheviqit”.

Përkrahësi i Millosheviqit dhe mohuesi i gjenocideve serbe merr çmimin Nobel për Letërsi

Përkrahësi i Millosheviqit dhe mohuesi i gjenocideve serbe, Peter Handke ka marrë çmimin Nobel për Letërsi 2019.

Ismail Kadare nuk ka arritur të fitojë çmimin Nobel për Letërsi, edhe pse ishte në mesin e favoritëve.

Akademia suedeze çmimin Nobel për vitin 2018 i dhuroi autores polake Olga Tokarczuk.

Kujtojmë se vitin e kaluar kjo ceremoni është anuluar për shkak të një skandali seksual.

Këto çmime, secili në vlerë të 908,000 dollarësh, do të prezantohen më 10 dhjetor.

Komento: