Përkujtohen 16 viktimat e Nakaradës së Fushë Kosovës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Përkujtohen 16 viktimat e Nakaradës së Fushë Kosovës

15:49 | 21 Prill 2019

Sot është bërë përkujtimi me rastin e 20 vjetorit të rënies së 16 personave në Nakaradë të Fushë Kosovës.

16 burrat e familjes Mirena e Rama nga fshati Nakaradë të komunës së Fushë Kosovës e që u privuan nga jeta nga forcat serbe, janë kujtuar të dielën, raporton KTV.

Familjarët duke kërkuar drejtësi për zbardhjen e krimeve, tregojnë për vështirësitë që patën për t’i rritur fëmijët e tyre pa përkrahjen e institucioneve.

Ngjarja ndodhi me 21 prill të vitit 1999.

Komento: