Përkujtohen dëshmorët e fshatrave Smirë dhe Lubishtë në Viti

16:05 | 05 Prill 2026
perkujtohen-deshmoret-e-fshatrave-smire-dhe-lubishte-ne-viti

Komuna e Vitisë ka përkujtuar përvjetorin e rënies heroike të dëshmorëve të 5 prillit të vitit 1999.

Me këtë rast, kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti, përfaqësues të nivelit lokal e qendror, qytetarë e familjarë të shumtë, kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti.

Gjithashtu, në hyrje të fshatin Smirë të Vitisë, është bërë edhe zbulimi i shtatores së Heroit të Kosovës, Mirali Sejdiu.

Në ceremoninë solemne ka marrë pjesë edhe ish-presidenteja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu. /Klankosova.tv

Komento: