Përkundër vendimin të Kushtetueses, Kurti thotë se është bartësi i listës së VV-së

23:56 | 02 Shkurt 2021

Albin Kurti thotë se është bartësi i listës së Lëvizjes Vetëvendosje.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se është bartës i i listës së VV-së, anipse vendimi i Gjykatës Kushtetuese ia pamundësojë Kurtit të kandidojë për deputet.

Lideri i VV-së ka shpalosur programin qeverisës dhe listën e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt, përmes një lidhjeje direkte në rrjetin social Facebook.

“Këshilli i VV-së më nominoi si kandidatin për kryeministër të Kosovës nga VV në këto zgjedhje. Është ndër dhe përgjegjësi ta përmbush këtë vullnet të shprehur në mënyrë demokratike. Bartës i listës jam unë, numër 2 është Vjosa Osmani, numër 3 Glauk Konjufca..”, tha Kurti.

Ndërsa ai vazhdoi me prezantimin e deputetëve.

Komento: