
Dy persona janë arrestuar pasi për shkak të një mosmarrëveshje janë përleshur mes vete.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 14:24 në fshatin Baicë të Drenasit.
Tutje në raport thuhet se të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor dhe janë dërguar në stacion për intervistim.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se pas një mosmarrëveshje janë përleshur ndërmjet vete. Të dyshuarit pas pranimit të trajtimit mjekësor janë sjellë në stacion për intervistim”, thuhet në raport.
Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raport pas inicimit të rastit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.