Përleshja e ashpër mes tifozëve, dalin pamje nga vendi i ngjarjes

16:09 | 06 Qershor 2019

Ka ndodhur një përleshje e ashpër mes tifozëve.

Dy tifozë të Anglisë u prangosën në përleshjet me policinë portugeze të mërkurën mbrëma dhe dy oficerë të tjerë u plagosën.

Anglezët hodhën disa shishe në drejtimin e tifozëve portugezë, teksa këta të fundit në zonën e tifozëve po shikonin kombëtaren e tyre duke mundur Zvicrën 3-1.

Ishte nata e dytë me radhë që tifozët anglezë kishin shkaktuar probleme.

Një shef i policisë së Mbretërisë së Bashkuar e ka quajtur sjelljen e tyre “krejtësisht të papranueshme”.

Besohet të ketë 15,000 përkrahës të Anglisë në Portugali dhe rreth 500 të pranishëm në ndeshjen e mbrëmshme në ‘Estadio do Dragao’ të Portos.

Disa tifozë po qëndrojnë në Porto, që është 30 kilometra larg nga Guimaraes ku Anglia përballet me Holandën sonte.

Edhe Federata e Futbollit të Anglisë e ka dënuar ashpër përleshjet që ndodhën në qytetin portugez.

Komento: