Përleshja e delegatëve të LDK-së, ja çfarë thotë Hoti

17:27 | 19 May 2019

Një përleshje e papritur ka ndodhur sot mes delgatëve të LDK-së në Mitrovicë.

Zgjedhjet e brendshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk janë duke shkuar ashtu siç janë planifikuar.

Kjo pasi sot në një nga qendrat në Mitrovicës, delegatët e LDK-së janë përleshur mes vete, përcjellë Indeksonline.

E ngjarjen përmes një statusi në Facebook e ka sqaruar anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti.

Ai ka thënë se nuk ka qenë në sallë gjatë kohës kur delegatët janë përleshur mes veti.

“Sqarim: unë nuk kam qene prezent ne ngjarjen qe po raportohet si përleshje ne kuvendin e një nëndege në Mitrovicë. Për te gjitha detajet, Kryesia e Degës se LDK-se ne Mitrovice do te njoftoje opinionin me një deklarate publike”, ka shkruar Hoti.

Në këtë përleshje raportohet se janë përfshirë përkrahësit e dy kandidatëve për kryetarë të degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberit dhe Faton Pecit,

Komento: