Ka ndodhur një rrahje mes pjesëtarëve të Lidhjes Demokratikë të Kosovës, në Mitrovicë.
Në këtë përleshje padyshim se nuk munguan grushtet, e që pas gjithë kësaj salla është liruar e tëra nga pjesëtarët e LDK-së.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe i pari i Mitrovicës jugore, Agim Bahtiri.
Ai tha se si themelues i LDK-së në vitet 89-90 në Mitrovicë apelon tek strukturat e kësaj partie që t’i zgjedhin strukturat drejtuese në mënyrë demokratike, duke e respektuar vullnetin e anëtarësisë.
Bahtiri tha gjithashtu se ndjen dhimbje kur sheh problemet që shembin diçka që në krijimin e saj ka kontribuar edhe vetë ai.
Postimi i plotë:
Si themelues i LDK-së në vitet 89-90 në Mitrovicë, apeloj te struktura e kësaj partie që t’i zgjedhin strukturat drejtuese në mënyrë demokratike, duke e respektuar vullnetin e anëtarësisë.
Përleshjet fizike nuk i kontribuojnë klimës së shkëlqyeshme politike të krijuar në Mitrovicë, pas ardhjes time si kryetar komune.
Ndjejë dhimbje të shoh duke pasur probleme apo duke u shembur diçka në krijimin e së cilës kam kontribuar jashtëzakonisht shumë. LDK është parti me shumë vlera, andaj duhet të jep shembull për zgjedhje të lira dhe demokratike.
Përzemërsisht,
Agim Bahtiri