Përleshja me armë zjarri në Gjilan: Një i vrarë dhe një i plagosur – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Përleshja me armë zjarri në Gjilan: Një i vrarë dhe një i plagosur

22:14 | 08 Nëntor 2021

Një i vrarë dhe një i plagosur nga përleshja me armë zjarri në Gjilan, policia jep detaje.

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur disa çaste më parë në Komunën e Gjilanit.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar nënkoloneli i Policisë së Kosovës në Gjilan, Remzi Azemi, i cili ka konfirmuar se nga gjuajtja me armë të zjarrit është vrarë një person dhe është plagosur një tjetër.

“Mund ta konfirmojmë incidentin me armë zjarri ku si pasojë një person ka ndërru jetë një tjetër është plagosur”, ka thënë Azemi.

Ai ka thënë se të gjitha njësitet relevante të policisë janë duke u marrë me rastin për të ndriçuar rrethanat e ngjarjes.

Komento: