Një përleshje në mes të dy kandidatëve për deputetë ka ndodhur dje.
Autori i emisionit “Pressing”, në televizionin T7, e përmbylli emisionin më ndryshe, të mërkurën në mbrëmje. Jo gjithçka përfundoi brenda studios.
Në korridorin e kolegjit “AAB”, teksa po dilte nga emisioni, kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, thotë se u sulmua fizikisht nga kandidati i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe shoqëruesi i tij.
Krejt kjo ngjarje, sipas Abazit, ndodhi pasi ishte duke u larguar nga studio e emisionit “Pressing”.
Sipas Abazit, disa partive po ju pengon fuqizim i Lëvizjes Vetëvendosje dhe për këtë i ka kapur paniku, raporton T7.
Ndërkohë, gjatë së enjtes, kontakti me Dardan Molliqajn ka qenë i pa mundur.
Por ky, përmes një statusi në Facebook, ka mohuar se e ka sulmuar fizikisht Abazin.
T7 ka tentuar të marrë edhe versionin e kandidatit për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Rexhep Hotit, për të cilin Haki Abazi tha se e ka parë krejt ngjarjen nga afër.
Me këtë rast tani po merren edhe organet e rendit.
Rasti është hapur nga polica dhe është njoftuar edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës.
Në fakt, deri me tani, Haki Abazi është intervistuar nga Policia, e gjatë ditës në pyetje është marrë edhe Dardan Molliqaj.
Këtë e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Prishtinës, Kujtim Munishi.