Një situatë jo e mirë ka ndodhur në mes të dy anëtarëve të dy partive të ndryshme në Kosovë.
Anëtari i VV-së, Haki Abazi për lajmin ka treguar si ka ndodhu rrahja e tij me Dardan Molliqajn.
“Pas emisionit unë kam qenë duke dalë me Hotin duke dale nga studio, në përfundim të korridorit ka ardhë Dardani me përcjellësin e tij, nuk e di kush është, Dardani mi ka kapë duart dhe ai përcjellësi I tij më ka kapë për qafe dhe ka nisë përleshja, unë kam tentua të lirohem dhe jam kthyer në studio dhe njerëzit nuk kanë parë çka ka ndodhë.
Po, me përcjellësin e tij, unë vetëm dhe Rexhep Hoti ka qenë me mu.”, tha Abazi