Përleshja mes zyrtarëve të LDK-së, i pranishëm edhe Avdullah Hoti – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Përleshja mes zyrtarëve të LDK-së, i pranishëm edhe Avdullah Hoti

16:15 | 19 Maj 2019

Sot ka ndodhur një përleshje mes zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka qenë i pranishëm në përleshjen fizike që ka ndodhur në degën kryesore të kësaj partie në Mitrovicë.

Nga përleshja që ka ndodhur në aktivitetin e LDK’së në Mitrovicë është lënduar edhe një polic. Rrahja ka ndodhur për shkak të tensioneve të krijuara ndërmjetpërkrahësëve të Safet Kamberit dhe Faton Pecit, në këtë degë.

I pranishëm në këtë ngjarje ka qenë Avdullah Hoti, por i njejti nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike.

Ndërsa, kandidatët për kryetar të Degës së LDK-së në këtë degë Safet Kamberi dhe Faton Peci kanë mohuar të kenë qenë në kohën sa ka ndodhur përleshja fizike.

Ndryshe, përleshje fizike janë zhvilluar edhe në degë tjera të LDK-së pasi kjo parti tash e një kohë ka hyrë në procesin e zgjedhjeve të brendshme.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!