Përleshja në Klinë, policia tregon si ndodhi ngjarja – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Përleshja në Klinë, policia tregon si ndodhi ngjarja

21:43 | 15 Mars 2019

Policia jep detaje për përleshjen në Klinë.

Katër persona janë plagosur pas një përleshje në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi”, në qytetin e Klinës. Policia e Pejës ka dhënë detaje nga ky rast.

“Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Pejë, Stacioni Policor në Klinë, me datën 15 mars 2019, rreth orës 14:58 është njoftuar lidhur me një rrahje që ka ndodhur në një lokal në sheshin ‘Mujë Krasniqi” në Klinë, ku ishin të përfshirë katër (4) persona të dyshuar dhe një (1) person viktimë”.

Ky është njoftimi i plotë i policisë:

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Pejë, Stacioni Policor në Klinë, me datën 15 mars 2019, rreth orës 14:58 është njoftuar lidhur me një rrahje që ka ndodhur në një lokal në sheshin ‘Mujë Krasniqi” në Klinë, ku ishin të perfshirë katër (4) persona të dyshaur dhe një (1) person viktimë .

Pasi që të njëjtit ishin fjalosur, kishte filluar rrahja dhe njëri nga të dyshuarit me një mjet të mprehtë (thikë), ka goditur të dyshuarin tjetër, duke i shkaktuar lëndime në dorë. Tre nga personat e dyshuar janë dërguar për në spitalin Rajonal në Pejë, njëri nga këta është dërguar për në QKUK Prishtinë për shkak të lëndimeve që ka pësuar në dorë.

Te dyshuarit e lartcekur jane intervsituar nga Njësia Rajonale e Hetimve DRP Pejë, dhe në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe krim tenkika e këtij njësiti rajonal.

Ndaj të dyshuarve janë iniciuar rastet ‘ Lëndim i rëndë trupor’ dhe ‘Pjesëmarrje në rrahje’.

Gjatë përleshjes është lënduar edhe pronari i këtij lokali dhe të njëjtit ju ka dhënë ndihma mjekësore në Spitalin rajonal në Pejës.

Me vendim të prokurorit shtetit janë ndaluar dy të dyshuar, ndërsa i dyshuari i katërt është nën kërkim policor, me që ka ikur nga vendi i ngjarje, por polica e ka të njohur identitetin e tij.

Rasti është duke u hetuar nga Njësiti Rajonal i Hetimeve DRP Pejë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!