Përleshja në Klinë, zbulohen detaje të reja, ja si ndodhi ngjarja – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Përleshja në Klinë, zbulohen detaje të reja, ja si ndodhi ngjarja

19:42 | 15 Mars 2019

Detaje të reja nga përleshja në Klinë.

Katër persona janë lënduar pas një përleshje në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi”, në qytetin e Klinës.

Të lënduarit janë nga komuna e Gjakovës. Mësohet se përleshja ka ndodhur në lokalin “Dyner Vali”

Sipas burimeve të Express, dyshohet se njërit person i është kepur veshti dhe një tjetrit gishti.

Në Policinë e Kosovës kanë thënë për Express se janë duke mbledhur informata nga hetuesit lidhur me incidentin, duke treguar se për momentin nuk mund të japin detaje.

Kurse, dëshmitar në vendin e ngjarjes kanë treguar se nga kjo përleshje të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim te mëtutjeshëm, ndërsa gjendja shëndetësore e njërit prej tyre raportohet të jetë më e rëndë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!