Përleshja në Kuvend/ Statovci: Aleatët nuk e lëkundën qëndrimin e Qeverisë në rrafshin diplomatik, opozita shpërtheu emocionalisht

18:38 | 25 Korrik 2023
perleshja-ne-kuvend/-statovci:-aleatet-nuk-e-lekunden-qendrimin-e-qeverise-ne-rrafshin-diplomatik,-opozita-shpertheu-emocionalisht


Rrahja në Kuvend që ndodhi më 13 korrik ndërmejt ministrave e deputetëve të pushtetit me deputetët e PDK-së, ndodhi për shkak të shpërthimit emocional të opozitës.

Kështu po thotë për Front Online deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci.

Ajo tha se Kuvendit dhe përfaqësimit të qytetarëve nuk i ka hije rrahja.

Deputetja tregon shkakun që çoi deputetët deri në përleshje fizike.

“Opozita asnjëherë nuk ka guxuar të ketë qëndrim. Ata deklarojnë që të koordinohemi me aleatë e pastaj kritikoheshin marrëveshjet e Ohrit, Asociacioni. Kjo ka ndikuar që të kemi shumë elemente në politikën ditore që në anën e dialogut dhe diplomacisë ndërkombëtare e ka zbehur edhe rolin e Kosovës, se opozita dinë të jetë më kërkuese por në anën tonë e kemi parë një opozitë dorë lirë në sensin e deklaratave që ta draftojnë ata statusin e Asociacionit dhe kjo ka ndikim në rrafshin e pozicionit të vendit”.

“Kur panë që nga rrafshi diplomatik, SHBA, BE nuk është që e lëkund qëndrimin e qeverisë atëherë kjo u përcoll edhe me një shpërthim emocional, një reagim që nuk i ka hije përfaqësuesve të qytetarëve tonë dhe Kuvendit”, thotë ajo. 

 

Komento: