Përleshje e madhe fizike mes dy familjeve në Malishevë, një përfundon në spital

10:51 | 13 Maj 2019

Dy familje nga Malisheva janë përfshirë në një përleshje të madhe fizike.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy familje janë përleshur mes vete në Malishevë.

“Pesë të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë janë përfshirë në një përleshje fizike që ka ndodhur për shkak të një kontesti familjar midis dy familjeve. Një person i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raport, përcjell ORAinfo.

Sipas policisë, dy prej të dyshuarve janë prangosur dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /ORAinfo/

Komento: