Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në komunën e Podujevës.
Në Podujevë më 27 mars në një shkollë janë përleshur fizikisht në mes vete gjashtë nxënës, një nga këta është lënduar.
“Si pasojë e përleshjes një person viktima mashkull K/Shqiptar, ka marrë tretman mjekësor në QMF-Podujevë, ndërsa pesë personat e tjerë të dyshuar pas intervistimit në prani të prindërve me vendimin e prokurorit, dërgohen në qendrën e mbajtjes për 24 orë”, shkruhet në raportin e Policisë.