Një përleshje fizike mes dy familjeve nga Prizreni ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se deri tek konflikti ka ardhur pas një mosmarrëveshje.
Në përleshje fizike janë përfshirë edhe dy femra, përveç pesë meshkujve.
Raportohet se një femër dhe të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy janë dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.