Përleshje fizike e të shtëna me armë në Prishtinë, policia në kërkim të tre personave

10:12 | 18 February 2020

Të shtëna me ar’më zjarri pati në orët e para të mëngjesit në afërsi të njërit prej klubeve të natës në Prishtinë i njohur si Dublex.

Rasti në fjalë është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se përpos të shtënave me armë, pati edhe lëndime nga përdorimi i thi’kës.

“Sot rreth orës 02:00, në stacionin policor Qendra në Prishtinë është iniciuar një rast vr’asje në tentativë. Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Rinia’ ku pas një zënke ( ku dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë) në mes të disa personave, lëndime nga arma e ftohtë (thi’kë) ka pësuar viktima R.A”, tha Ahmeti.

Tutje ajo theksoi se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkoha që policia ka identifikuar tre persona të dyshuar dhe është në kërkim të tyre.

Komento: