Përleshje fizike mes anëtarëve të PDK-së në Pejë, policia jep detaje

12:09 | 06 May 2019

Zgjedhjet e brendshme në PDK nuk po kalojnë të qeta. Pas Skenderajt një përleshje fizike mes anëtarëeve të PDK-së ka ndodhur edhe në Komunën e Pjesë.

Dy grupe të së njëjtës parti janë përleshur keq me njëra-tjetrën mbrëmë në një tubim që PDK-ja e Pejës po e mbante.

Në ambientet e shkollës ‘8 marsi’ në Pejë, anëtarët e PDK-së nuk u pajtuan në qëndrime dhe hesapet tentuan që t’i zgjedhin me grushte.

Grushtet e anëtarëve të PDK-së së Pejës kanë vazhduar edhe në rrugët e këtij qyteti. Një tjetër përleshje u regjistruar mbrëmë në orën 19:30 në rrugën Bajram Curri të Pejës.

E në përleshjen e simpatizantëve ka ndërhyrë edhe policia e prokuroria e shtetit.
Zëdhënësi i prokurorisë themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i tha Expressit se për këtë rast një person është ndalur nga ana e policisë si dhe një tjetër është lënduar.

“Në një tubim partiak të mbajtur mbrëmë (05/05/2019) në qytetin e Pejës, si pasojë e një përleshje fizike, prokurori kujdestar i Departamentit të Përgjithshëm ka ndaluar për 48 orë, një person të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehet trupor”. Për veprimet e mëtutjeshme rreth kësaj çështje penale do informoheni me kohë.

Rastin e ka konfirmuar për Express edhe zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Driton Rugova.

Ai ka thënë se dy persona janë shoqëruar në polici. Ndërkohë që njëri nga ta ka marrë lëndime trupore.

“Mund të ju konfirmojmë se mbrëmë rreth orës 19:30 në rrugën ‘Bajram Curri’, në Pejë e kemi marrë informatën për një përleshje fizike. Nga ky rast, dy persona janë shoqëruar për në polici. Njëri nga ta është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar si lëndim i lehtë trupor. Viktima është dërguar në spital dhe ka pranuar tretman mjekësorë”, i tha Rugova.

E ndërkohë, një përleshje tjetër fizike e anëtarëve të partisë së Kadri Veselit në Pejë, u regjistrua edhe në orët e para të së dielës që e lamë pas.

Në fshatin Raushiq, dy grupe rivale të së njëjtës parti u përleshën gjatë procesit të Kuvendit zgjedhor të PDK-së në këtë fshat.

Komento: