Përleshje fizike mes të burgosurve në Dubravë

10:58 | 30 April 2019

Një përleshje fizike ka ndodhur në burgun e Dubraës.

Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një përleshje fizike në burgun e Dubravës në Istog.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se dy persona e kanë grushtuar një tjetër. Nuk është treguar nëse në përleshje janë përfshirë vetëm të burgosurit, apo edhe gardian.

“Raportohet se në burgun e Dubravës ka ndodhur një përleshje fizike. Dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë kanë goditur fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është dhënë ndihma mjekësore në spitalin e burgut. Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Komento: