Një përleshje fizike ka ndodhur në Prishtinë.
Policia ka arrestuar pesë persona në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë goditur fizikisht viktimën mashkull duke i shkaktuar lëndime trupore.
Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit katër prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.