Përleshje fizike në Prishtinë, një person bëhet për spital

22:25 | 26 Shkurt 2026

Një përleshje fizike ka ndodhur sonte në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Me këtë rast, një person ka mbetur i lënduar dhe i njëjti ka marrë trajtim mjekësor. Rastin e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i policisë për kryeqytetin.

“Sot rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në rrugën Vëllezërit Gërvalla në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Nga informatat fillestare, raportohet se një person ka mbetur i lënduar, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Personat e përfshirë në rast janë shoqëruar në stacion policor ndërsa njësitet relevante janë duke u marrë me sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka deklaruar Pllana.

Komento: