Përleshje masive në Merdare

13:13 | 22 Dhjetor 2018

Përleshje masive në hyrje në Merdare.

Një grup personash janë përleshur ndërmjet vete në pikë kalimin kufitar me Serbinë, në Merdare.

Përleshja fillimisht ka nisur ndërmjet tre personave, e më pas janë përfshirë edhe disa të tjerë.

Për të ndalë këtë konflikt më pas kanë ndërhyrë edhe policët që ishin aty pranë.

Ende nuk dihen motivet e këtij konflikti.

Komento: