Përleshje masive në Prishtinë, disa persona të arrestuar

15:41 | 13 Shkurt 2019

Nja përleshje masive ka ndodhur pak çaste me parë në lagjen Dardania në Prishtinë.

Si pasojë e kësaj ngjarje, katër persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

“Pas marrjes se informatës policia ka identifikuar veturën me të cilën të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe të njëjtën e ka ndaluar ne rrugën “Garlibaldi” me ç’rast janë arrestuar dhe dërguar ne stacionin policor për procedim te mëtejmë 4 persona te dyshuar”, ka thënë për ORAinfo Agron Burovci nga Policia e Kosovës.

Përgjatë bastisjes së veturës si dhe te dyshuarve policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe disa shufra qe dyshohet të jenë përdorur në rrahjen në fjalë.

Me poshtë i keni edhe pamjet nga arrestimi i tyre.

Komento: