Një 45-vjeçar nga Kosova vdiq mbrëmë në Treviso të Italisë nga plagët e marra gjatë një përleshje në rrethin e Fierës.
Siç raportojnë mediat italiane ai vdiq në një konflikt mes një grupi kosovarësh dhe maqedonësh.
“Gjakderdhje e rëndë pak para orës 22:00 të së mërkurës në mbrëmje në Viale në Treviso. Sipas disa dëshmitarëve, një grup maqedonas dhe kosovarë janë përballur me njëri-tjetrin jashtë lokalit La Musa”, raporton Trevisotoday.
Viktima ishte goditur disa herë me thikë.
Këto janë pamje nga vendi ku ka ndodhur tragjedia.