Përleshje me një grup maqedonas në Itali, vritet 45 vjeçari nga Kosova – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Përleshje me një grup maqedonas në Itali, vritet 45 vjeçari nga Kosova

11:06 | 13 Tetor 2022

Një 45-vjeçar nga Kosova vdiq mbrëmë në Treviso të Italisë nga plagët e marra gjatë një përleshje në rrethin e Fierës.

Siç raportojnë mediat italiane ai vdiq në një konflikt mes një grupi kosovarësh dhe maqedonësh.

“Gjakderdhje e rëndë pak para orës 22:00 të së mërkurës në mbrëmje në Viale në Treviso. Sipas disa dëshmitarëve, një grup maqedonas dhe kosovarë janë përballur me njëri-tjetrin jashtë lokalit La Musa”, raporton Trevisotoday.

Viktima ishte goditur disa herë me thikë.

Këto janë pamje nga vendi ku ka ndodhur tragjedia.

Komento: