Përleshje mes anglezëve dhe serbëve, Sky Sports thotë se të përfshirë janë tifozët shqiptarë dhe serbë

18:33 | 16 Qershor 2024

Një përleshje e madhe mes tifozëve ka ndodhur në Gelsenkirchen të Gjermanisë.

Fillimisht, nëpër rrjete sociale u tha se tifozët anglezë u përleshën me ata serbë.

Megjithatë, Sky Sports raporton se përleshja u zhvillua mes tifozëve shqiptarë dhe atyre serbë.

“Policia gjermane është përballur me një incident me tifozë shqiptarë dhe serbë pranë qendrës së Gelsenkirchen. Shumica e oficerëve të lartë të policisë gjermane në vendngjarje thonë se për momentin ata besojnë se incidenti nuk përfshin tifozë anglezë”, thuhej në njoftimin e mediumit të madh anglez.

Komento: