Një përleshja mes nxënësve ka ndodhur sot në Vushtrri.
Sot në orët e paradites ka ndodhur një përleshje mes nxënësve në Gjimnazin “Eqrem Çabej”, me ç’rast dy persona kanë marrë lëndime trupore.
Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Policisë, Avni Zahiti, i cili ka thënë se lënda është iniciuar si lëndim i lehtë trupor.
“Rasti ka ndodhë sot në Gjimnazin e Vushtrrisë. Si pasojë e përleshjes dy nxënës kanë pësuar lëndime të lehta trupore, janë intervistuar edhe disa nxënës tjerë të dyshuar, por edhe dëshmitarë”, ka thënë Zaiti.