Përleshje mes trafikantëve në det, humbin jetën 15 emigrantë

12:33 | 08 Tetor 2022

Përleshje mes trafikantëve në det.

“Një varkë e emigracionit të paligjshëm u vu në shënjestër të raketave RPG, duke shkaktuar vdekjen e mbi 15 emigrantëve, disa prej tyre “u dogjën për vdekje”. Lajmi është bërë i ditur nga mediat lokale të Libisë, sipas të cilave viktimat dyshohet se janë emigrantë të përfshirë në një mosmarrëveshje mes dy grupeve rivale të trafikantëve të qenieve njerëzore.

Një analist shkroi në Tëitter se ishte “një sulm nga trafikantët e qenieve njerëzore kundër emigrantëve që përpiqen të veprojnë të pavarur prej tyre”.

“Kjo nuk ka të bëjë me njerëzit që mbyten në Mesdhe. Është një sulm i qëllimshëm që synon të pengojë ‘konkurrentët’ dhe të vendosë një monopol,” shtoi analisti në Tëitter.

“Ishte një varkë me trupa të djegur në bord, dhe të tjerë të paprekur nga jashtë për një total prej “15” kufomash”, raporton uebsajti Al Ëasat, duke cituar vullnetarët e degës së Gjysmëhënës së Kuqe në Sabrata.

“Asnjë deklaratë nuk është bërë deri më tani nga autoritetet përkatëse zyrtare të sigurisë në lidhje me incidentin. Por aktivistët në rrjetet sociale kanë raportuar se trupat ishin të emigrantëve të paligjshëm që u dogjën pas një mosmarrëveshjeje midis dy kontrabandistëve në zonë”, thuhet në faqen online. /A2/

Komento: