Përleshje në Merdare, ndërhynë Policia e Kosovës

17:07 | 22 December 2018

Një përleshje fizike ka ndodhur sot në Merdare.

Gjashtë persona janë shoqëruar në stacionin e Policisë në Prishtinë.

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:00, derisa ka shtuar se personat e lënduar janë intervistuar pasi kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit, të gjithë janë liruar.

‘Është raportuar për një përleshje fizike mes disa personave në Merdare të Podujevës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore dhe kanë shoqëruar në stacion gjashtë personat e përfshirë në këtë rast, tre prej të cilëve kanë pësuar lëndime të lehta trupore’, ka thënë Ahmeti.

Komento: